Gruaja qëlloi me thikë dy të tjera pas debatit në rrugë

Një grua qëlloi me thikë dy persona pas një debati në rrugë afër Shën Elizesë në Francë ditën e sotme (16 dhjetor).

Ajo po debatonte me dy gra të tjera e më pas u fut brenda makinës së saj të parkuar aty afër dhe mori një thikë me të cilën kreu krimin.

Pas kësaj, ajo hipi në makinë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë policia arrestoi pak minuta më vonë autoren e krimit.

Autoritetet nuk i bëjnë ende me dije shkaqet e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?