Gruaja shqiptare u shpëton plumbave dhe goditjeve me thikë të partnerit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Itali, ku protagonist ishin një cift shqiptar, prindër të dy fëmijëve.

Sipas mediave fqinje një burrë 46-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij në Malnate të Varese-s, duke e qëlluar me armë dhe më pas duke e goditur disa herë me thikë brenda makinës së tyre.

Fatmirësisht gruaja, ka arritur të mbijetojë dhe është në spital, jashtë rrezikut për jetën pasi disa qytetarë që po lëviznin në zonë, e ndihmuan pasi ajo kishte filluar të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë.

Ata bënë të mundur bllokimin e 46-vjeçarit deri në momentin që në vendngjarje shkuan autoritetet, të cilat bënë të mundur arrestimin e tij.

Shkaktare e kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia, ndërkohë, 40-vjeçarja u transportua menjëherë në spital. Ajo ka marrë një plumb në nofull, dhe ka plagë në krahë dhe këmbë për shkak të goditjeve me thikë.

SHKARKO APP