Gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit

Një video tronditëse është publikuar në Brazil. Në pamje shihet se një grua përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po e abuzon.

Në fakt, sipas një raporti të Daily Mail, gruaja është në javën e 10 -të të shtatzënisë. Incidenti i pabesueshëm ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët e çiftit.

35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheq në banesë. Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.

SHKARKO APP