Gruaja zbulon imazhin e burrit të saj të vdekur në një paketë cigaresh
Një grua është tronditur pasi ka zbuluar foton e burrit të saj i cili kishte vdekur të vendosur në një paketë cigaresh. Dorothy Bullock ka pohuar se burri i saj Kenenth është personi në foto, një nga 42 imazhet që është përdorur si mesazh sensibilizues për shëndetit në paketat e cigareve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar.
Kenneth ishte konsumues i duhanit dhe ka vdekur pasi kishte probleme në placën e kockave, septikemia dhe nga limfoma, një lloj kanceri i gjakut.
“Unë kam dhënë leje që historia e Kenneth të përdoret për kërkime mjeksore por nuk kam rënë kurrë dakort që fotografia e tij të përdorej në paketat e cigareve,”-tha Bullock për Mirror Online.
52 vjeçarja nuk është e sigurtë se kur iu është bërë fotografia burrit të saj, por beson se mund të ketë ndodhur kur ai ishte shtuar në spital për katër muaj.


KOHA JONË SONDAZH

