Grupet e armatosura rrëmbejnë qindra nxënës në Nigeri
Në Afrikën Perëndimore, në rajonin Katsina një grup i armatosur ka rrëmbyer qindra nxënës në një sulm të kryer ndaj një shkolle konviktore.
Në mediat vendase thuhet se grupi i armatosur kreu një sulm ndaj një shkolle me konvikt në zonën Kankara. Pas sulmit bëhet e ditur se janë zhdukur rreth 400 persona.
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, në një deklaratë dënoi sulmin frikacak që grupi i armatosur ka kryer ndaj fëmijëve të pafajshëm dhe theksoi se forcat e sigurisë kanë filluar një operacion shpëtimi.
Zëdhënësi i policisë në rajonin Katsina, Gambo Isah tha se gjatë operacionit është plagosur një prej forcave të sigurisë dhe se do të dërgohen përforcime të forcave të sigurisë për operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.
Guvernatori i Katsinas, Aminu Masari pas sulmit ka dhënë udhëzimin për mbylljen e të gjitha shkollave konviktore në rajon.