Grupi i mercenarëve, Putin: Shumica e Wagner janë patriotë të Rusisë
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shumica dërrmuese e kompanisë Wagner janë patriotë të Rusisë. “Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme”, shton Putin.
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se diplomatët e Rusisë dhe SHBA-ve folën drejtpërdrejt në lidhje me situatën ne tensionuar në Kremlin, që pas rebelimit të grupit mercenar Wagner kundër udhëheqjes ruse.S
htetet e Bashkuara i theksuan Moskës se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në nxitjen e tensioneve midis Wagner dhe Kremlinit.