Grusht shteti, deputetët përplasen me policinë (VIDEO)
Tensioni në Venezuelë ka arritur në një shpërthim të pakontrolluar. Bashkë me rrezikun e protestave të reja dhe të ashpra në rrugë pas shpalljes nga një grup prej 100 anëtarësh të Asamblesë Kombëtare të Juan Guaidó si kryetar i Parlamentit, i cili dje nuk u lejua të hynte në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, brenda të cilit deputetët e opozitës pushtuan për disa orë foltoren. Gjatë pasdites së djeshme, pjesa e jashtme e ndërtesës së Parlamentit ishte skena e tensioneve të forta për shkak të veprimeve të policisë e cila nuk lejoi shumë deputetë të hynin brenda. Një marrëveshje e pozitës me opozitën e nënshkruar në vitin 2016 parashikonte një rotacion vjetor të drejtimit të Parlamentit, e cila në vitin 2020 do të duhej të shkonte për opozitën.