Grusht shteti në Mianmar: Ushtria bllokon Facebook për të ndaluar thirrjet e protestave

Forcat ushtarake në Myanmar, kanë bllokuar  hyrjen në Facebook, disa ditë pas përmbysjes së qeverisë demokratike, raporton BBC.

Zyrtarët thanë se Facebook, e vetmja platformë  që mundëson aksesin në internet për  shumicën e personave, do të bllokohej për hir të “stabilitetit.”

Facebook-u u bë pika kyçe e thirrjes së protestave gjatë grushtit të ditës së hënë, më 1 shkurt.

Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit tha se hyrja në Facebook do të bllokohet deri në 7 shkurt.

Anthony Aung, i cili drejton një agjenci turistike në Yangon, i tha BBC se ai kishte ende akses në sit përmes WiFi, por jo përmes të dhënave celulare.

Ai tha se njerëzit përreth po nxitonin të shkarkonin aplikacione alternative për të pasur qasje në internet.

Disa orë më vonë Z.Aung tha se Facebook ndaloi së punuari plotësisht.

Studentja e Yangon, Min Htet tha se mësimi i saj tashmë ishte pezulluar për shkak të pandemisë Covid.

“Bllokimi i Facebook do të thotë  që liria  e të rinjve është e kufizuar nga sot e tutje, “ tha ajo.

Gjysma e 54 milion njerëzve në Myanmar përdorin Facebbok për të pasur qasje në internet.

Kompania lejon që aplikacioni i saj të përdoret pa kosto të dhënash në Myanmar si një mënyrë për të shmangur akuzat e shtrenjta të të dhënave.

Gjiganti i mediave tha se ata janë duke nxitur autoritetet të rivendosin lidhjen në mënyrë që njerëzit në Myanmar të komunikojnë me familjet e tyre dhe të kenë informacion të rëndësishme.

SHKARKO APP