Grushta për buxhetin në Parlament (VIDEO)

Seanca mbi buxhetin e një plani të zhvillimit infrastrukturor e ka kthyer sallën e Parlamentit tajvanez në shesh lufte mes ligjvënësve të Partisë Demokratike Progresiste në pushtet, DPP, dhe rivalëve të tyre opozitare të Kuomintang-ut. Disa nga deputetët iu vërsulën egërsisht njëri-tjetrit e kush u përpoq të ndërhynte për t’i qetësuar u rrah edhe ai.

Mosmarrëveshjet e kthyera në shkëndijën e dhunës nisën nga përplasjet mbi të ashtuquajturin program të zhvillimit të infrastrukturës, i cili mbështetet me forcë nga DPP-ja por kundërshtohet me po kaq vendosmëri nga nacionalistët e KMT-së.

Skena të tilla megjithatë nuk janë të pazakonta për tajvanezet, të cilët u përballën me episode të ngjashme në muajin prill dhe vitin e kaluar e panë Parlamentin e tyre të zhytej në kaos kur aktivistët hodhën bomba tymuese brenda në sallë pas propozimit për shkurtimin e pushimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xx5AFK27BsA” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?