Grushte dhe sharje edhe në parlamentin serb (Video)

E premtja solli një situatë dhune në parlamentin serb, me grushte dhe përleshje fizike.

E gjitha nisi me hyrjen në seancë të deputetëve të partisë opozitare “Dvero”, Bosko Obradovic dhe Ivan Kostic për të shprehur pakënaqësinë lidhur me faktin që autoritet serbe nuk po reagonin ndaj miratimit të Ligjit për Lirinë Fetare në Mal të Zi.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat serbe, dy deputetët opozitarë u përleshën me drejtuesin e grupit parlamentar të SNS-së Aleksandar Martinoviç. Kaq u desh dhe shpërtheu një marrëzi kolektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata u qetësua pas disa minutash dhe deputetët u kthyen në karriget e tyre, ndërsa dy deputetët e opozitës u larguan.

Swiss Digital Mobile Reklama
Skupština - opšti metež: Naprednjaci krenuli na Boška, ne daju da se priča o Milovom zakonu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?