Grushti i dytë i shtetit në 9 muaj, Macron paralajmëron tërheqjen e trupave nga Mali

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë të dielën paralajmëroi se Franca mund të tërheqë trupat ushtarakë  në Mali nëse vendi vazhdon të mbështesë  islamizmin radikal. Deklarata e tij vjen menjëherë pasi grushtit të dytë të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore në vetëm nëntë muaj.

Franca ka vendosur rreth 5,100 ushtarë në Sahel – më konkretisht në Çad, Burkina Faso, Mali, Mauritania dhe Niger si pjesë e operacionit të saj Barkhane kundër grupeve terroriste islamike.

Por të martën Parisi tha se arrestimi i Presidentit Malian Bah Ndaw dhe Kryeministrit Moctar Ouane me urdhër të kolonelit Assimi Goita përbënte një “grusht shteti të papranueshëm”. Gjykata e qarkut ka miratuar si president  të përkohshëm Goita.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?