Grushti i shtetit në Mianmar, zbardhet bilanci i viktimave

Shoqata për Ndihmën e të Burgosurve Politikë në Mianmar ka bërë të ditur se 30 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.200 janë arrestuar nga policia dhe forcat e sigurisë që nga grusht shteti ushtarak në vend.

Grupi i të drejtave të njeriut zbuloi se policia dhe forcat e sigurisë kanë arrestuar 1.213 persona të akuzuar, përfshirë 4 persona të dënuar pas grusht shtetit ushtarak të 1 shkurtit.

AAPP raportoi se 300 persona janë liruar dhe gjithsej 913 persona janë në pritje të gjykimit.

“Deri më tani, të paktën 30 njerëz janë vrarë për shkak të shtypjeve të dhunshme dhe arbitrare“, thonë nga organizata joqeveritare në një deklaratë.

“Ne u kushtojmë respekt heronjve që sakrifikuan jetën dhe liritë e tyre për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Sipas AAPP-së, protestuesit dhe gazetarët në Yangon dje u pritën me plumba gome dhe gaz lotsjellës gjatë protestave kundër grusht shtetit, ndërsa raportohet se rreth 100 persona u arrestuan dje në të gjithë vendin.

Forcat e sigurisë bllokuan rrugët kryesore në qendër të qytetit Yangon.

Organizata joqeveritare pretendoi se forcat e sigurisë bastisën shtëpitë në Myeik, duke sulmuar dhunshëm banorët dhe duke ua marrë paratë.

SHKARKO APP