Grushti i shtetit në Turqi, lëshohen mbi 400 urdhër arreste

Prokurorët në Turqi që po kryejnë hetimet lidhur me grushtin e shtetit të pretenduar nga Presidenti Erdogan lëshuan mbi  400 urdhër arreste, duke përfshirë edhe oficerë të sigurisë, në 48 provinca në të gjithë vendin. Urdhër arrestet u dhanë në vijim të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit në korrik të vitit të kaluar. Ata janë duke u kërkuar edhe me dyshimin se kanë përdorur Bylock, një aplikacion inteligjent që kodon mesazhet dhe që qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Fetullah Gylen, i cili pretendohet se ka orkestruar grushtin e shtetit.

Gulen, një klerik me bazë së SHBA që ka jetuar në mërgim që nga viti 1999. Ai ka mohuar akuzën dhe ka dënuar grushtin e shteti.

Në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit, Turqia ka burgosur rreth 40.000 njerëz në pritje të gjykimit dhe ka pezulluar apo hedhur poshtë më shumë se 100.000 punonjës të ushtrisë, gjyqësorit dhe shërbimeve publike.Në mesin e të dyshuarve ishin 123 ushtarë nga marina dhe 187 oficerë të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

12 persona janë arrestuar deri më tani në operacionet e përqendruara në Ankara dhe Stamboll, transmeton Haberturk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?