Guterres: Koronavirusi, sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se përhapja aktuale e koronavirusit është sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha se përballja me këtë pandemi mund të sjellë një recesion “që ndoshta nuk ka paralele me të kaluarën e fundit”.

Deklarata e Guterres u bë në prezantimin e një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi ndikimin e mundshëm socio-ekonomik të shpërthimit të pandemisë.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani është afër 860,000, me më shumë se 42,000 vdekje.

Numri i vdekjeve në ShBA tani është më shumë se 4,000 – më i lartë se numri i deklaruar i vdekjeve në Kinë, ku shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar.

Më shumë se 189,000 njerëz në Amerikë janë infektuar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

SHKARKO APP