Guvernatori i Nju Jorkut: Shkalla e infektimit me Covid-19, më e keqe seç pritej

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka bërë thirrje për furnizim me pajisje mjekësore, duke paralajmëruar që kulminacioni i koronavirusit do të jetë më i rëndë sesa është parashikuar.

“Piku do të jetë më i madh sesa kemi menduar dhe është duke u rritur më shpejt se e kemi planifkuar”, ka thënë Cuomi para gazetarëve të martën.

Ai i ka thënë Qeverisë federale se nuk është duke dërguar mjaftueshëm pajisje për të luftuar krizën, duke thënë se këtij vendi i duhen 30,000 respiratore.

Nju Jorku deri më tani ka raportuar për 25,000 persona të prekur me koronavirus dhe të paktën 210 persona të vdekur.

“Neve na duhet ndihmë dhe neve na duhet ndihma federale tani”, ka thënë ai.

“Nju Jorku është kanarina në minierën e qymyrit, në Nju Jorku po ndodh fillimisht, ajo që po ndodh në Nju Jork, do të ndodhë në Kaliforni, Illinois, dhe kjo është çështje ditësh”.

Guvernatori ka kritikuar Agjencinë Federale për Menaxhim të Emergjencave për dërgim të 400 respiratorë në Nju Jork.

“Pra, 400 respiratorë? Mua më duhen 30,000 ventilarorë. Nuk jeni duke u përballur me shkallën e problemit”.

Me 25,665 raste në Nju Jork, ky shtet tani regjistron më shumë se gjysmën e personave të infektuar në gjithë Shtetet e Bashkuara me sëmundjen Covid-19.

Guvernatori i Nju Jork-ut, Andrew Cuomo tha se kulmi i koronavirusit do të jetë “më i lartë” dhe “më shpejt” sesa parashikuan ekspertët – dhe kjo mund të jetë dy ose tre javë larg.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë mbi 46,000 njerëz të infektuar dhe 610 të vdekur me koronavirus.

Tash për tash, epiqendër e krizës është Evropa./Rel

SHKARKO APP