Habit kryetarja: Boris Johnson e meriton plotësisht koronavirusin, është kryeministri më i keq
Ndërkohë që kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, po lufton me jetën në terapinë intensive, kryetarja e qytezës Heanor ka bërë një koment që i ka habitur të gjithë.
Sheila Oakes shprehet në një koment në “Facebook” se Johnson e meriton plotësisht atë që i ka ndodhur.
“Më falni, por ai e meriton plotësisht këtë dhe është një ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Oakes.
Pas kritikave të shumta, kryetarja kërkoi falje dhe pranoi që bëri gabim.