Habit Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte: Nuk bëj shaka, maskat kundër Covid 19 duhen dezinfektuar me benzinë!
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë – duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.
Sipas BBC, ai kishte bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar – por zyrtarët ishin të shpejtë për ta korrigjuar atë dhe sugjeruan se ishte një shaka.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.
Por të Premten, presidenti “insistoi” – duke thënë “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.
Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat.
Madje një kontakt i zgjatur me benzinë mund të jetë i dëmshëm; dhe derdhja e lëngjeve të ndezshme mund të jetë një rrezik nga zjarri.