Habit presidenti i Komisionit Evropian, Juncker: Nuk kam smartfon

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi se nuk ka smartfon (“telefon të mençur”).

“Nuk duhet ta them, por po e them, unë ende nuk kam smartfon”, tha Juncker, 62 vjeç.

Ai i bëri komentet në një konferencë për media në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, vendi i të cilit nga 1 korriku merr presidencën e radhës së BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juncker, duke bërë shaka tha se Ratas i ka dërguar ftesë për të shkuar në Talin në formë të kartolinës, “sikurse në shekullin 19”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime në BE thonë se Juncker ka një celular të vjetër Nokia. Juncker është ish-kryeministër i Luksemburgut, por tha se me tendendat e tij teknikofobe “nuk do të mund të bëhej kryeministër i Estonisë”.

Estonia është një nga vendet më digjitale në botë dhe vendi i parë që ka prezantuar votimin në internet. Megjithatë, Juncker nuk është zyrtari i parë i lartë që i reziston teknologjisë së avancuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga viti 2005, nuk ka ende llogari në Twitter, njofton Rel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?