Habit punonjësi ajror. Fsheh 9 kg kokainë tek këmbët gjatë fluturimit
Sipas një deklarate nga dogana e SHBA dhe Mbrojtjes Kufitare, një anëtar i ekuipazhit Fly Jamaica Airways është arrestuar në përpjekje për të trafikuar kokainë në Shtetet e Bashkuara.
Droga u zbulua pasi personi u shoqërua në një dhomë kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të JFK-së në Nju Jork më 17 mars. Fluturimi i tij ishte nisur nga Montego Bay, Xhamajka.
Fotoja nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit tregon qartë nëntë kilogramët e drogës, të vendosur në këmbët e të dyshuarit.
Agjentët federalë thanë se gjetën katër paketa të ngjitura në këmbët e tij. Kokaina u konfiskua dhe raportohet të kapi vlerën 160,000 dollarë.
Fotografitë e publikuara nga policia tregojnë të dyshuarin, me uniformën e tij ajrore, me pantallona të tërhequra poshtë dhe shirit të bardhë rreth kofshëve dhe kyçit të këmbës.
I dyshuari është akuzuar për kontrabandën federale të narkotikëve dhe do të ndiqet penalisht nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.
Përktheu: Fatmira Hetemi
KOHA JONË SONDAZH

