Hahn: Nëse BE ka dilema për angazhim në Ballkan, dikush tjetër po e bën këtë

Eurokomisioneri Johannes Hahn gjatë fjalës së tij në Universitetin “Princeton” është ndalur tek sfida me të cilat përballet sot Bashkimi Europian, si dhe në situatën në Ballkan.

“Bashkimi Europian është loja më e mirë, po përsëri ne të gjithë duhet të jemi gati për të luajtur, duke përdorur forcën tonë dhe atraksionin. Graviteti i Europës duhet të jetë forcë e natyrës, por kjo të përçohet me inteligjencë”, tha komisioneri Hahn.

Ai shtoi se hapësirat boshe në Ballkanin Perëndimor mund të okupohen menjëherë nga dikush tjetër, referuar këtu Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje. Bashkimi Europian është opsioni më i mirë, por që të gjithë duhet të jenë të gatshëm për të “luajtur”, u shpreh ai, siç shkruan “European Western Balkans”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hahn gjithashtu ka pranuar luhatjen e disa vendeve mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, referuar këtu veçanërisht serbëve të cilët mendojnë se Rusia është investuesi më i madh në Serbi, edhe pse Austria ka investuar katër herë më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?