Hahn: Të shfrytëzohet momenti për përfshirjen e Ballkanit në BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, tha të enjten në Bruksel se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi i parë strategjik i Serbisë, ndërsa komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha se duhet shfrytëzuar “momenti e ri” për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Brnabic dhe Hahn i bënë këto komente në një konferencë të përbashkët për media me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pas takimit të Këshillit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Serbi.

Mogherini tha se dyert e BE-së janë të hapura për gjithë Ballkanin Perëndimor kur secili nga partnerët në rajon t’i plotësojë kushtet dhe reformat e caktuara, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini dhe Hahn theksuan sukseset e Qeverisë serbe në konsolidimin e buxhetit dhe kushteve makroekonomike të biznesit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brnabic tha se qeveria e saj tani do të përqendrohet në reformat për sundim të ligjit dhe administratës publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?