Hakerët grabisin të dhënat e hoteleve Starwood

Sistemi i rezervimit i “Hoteleve Starwood” me mbi 500 milionë klientë të regjistruar, është sulmuar nga hakerat, duke ekspozuar përveç të dhënave personale edhe numrat e kartave bankare.

Marriott tha se midis të dhënave të vjedhura nga hakerat janë edhe numrat e pasaportave, të telefonit dhe adresat e e-mail-it të 327 milionë klientëve.

Publikimi i lajmit nga grupi Marriott International solli rënien e menjëhershme të aksioneve me 4 për qind, duke e zbritur vlerën e parablerjes së tyre në bursë në 117 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi kibernetik ka filluar që në vitin 2014, përpara blerjes së Starwood-it nga Marriott për 12.2 miliardë dollarë në nëntor të vitit 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marriott bëri pjesë të grupit marka të njohura Sheraton, Ritz Carlton dhe Autograph Collection, duke krijuar rrjetin më të madh hotelier të botës. Marrëveshja përfundimtare u arrit në shtator të 2016-s.

“Shprehim keqardhje të thellë për incidentin. Që prej fillimit kemi vepruar në mënyrë të shpejtë për të kufizuar përhapjen e incidentit dhe kemi nisur një hetim të thelluar me ndihmën e ekspertëve të sigurisë’’, theksoi në një komunikatë, kreu i Marriott, Arne Sorenson.

Kompania informoi se për herë të parë e pikasi rrjedhjen e informacionit më 8 shtator të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?