“Hakmarrja” e parë e Trump për OKB-në
Pas votimit në OKB, Ambasadorja e Shteteve të Bashkura Nikki Haley tha se Amerika ka negociuar një shkurtim fondesh prej 285 milionë dollarë për vitin e ardhshëm.
“Nuk do të lejojmë që të përfitohet nga gjeneroziteti i popullit amerikan. Ineficenca dhe shpenzimet e tepërta të Kombeve të Bashkuara janë shumë të njohura” deklaroi ambasadorja.
Haley shtoi se reduktimi historik i shpenzimeve është hapi i duhur në drejtimin e duhur.
Më herët Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që hidhte poshtë vendimin e presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si vend sovran.
Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, më i madhi në botë; do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre.” tha ambasadorja e SHBA Nikki Haley në komentet e 21 dhjetorit
KOHA JONË SONDAZH

