Hakmarrje ndaj Kim Jong-Un? Vendimi i fundit që ka marrë Presidenti Donald Trump

Donald Trump vjen me një vendim të ri. Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit, shkruan BBC.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

“Amerika e sigurt është prioriteti im numër një. Nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t’i kontrollojmë”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA.

Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?