“Hakmarrje ndaj SHBA”, përkujtohet 1-vjetori i vrasjes së gjeneralit iranian

Dhjetëra mijëra irakenë, që brohorisnin parulla antiamerikane mbushën të dielën sheshin qendror të Bagdadit, për të shënuar 1-vjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga një sulm ajror amerikan.

Grumbullimi i qytetarëve përkon me një rritje të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në ditët e fundit të presidencës së Donald Trump dhe shumë nga të pranishmit kërkonin hakmarrje.

Soleimani, lider i trupave elitë të Gardës Revolucionare Iraniane, u vra në një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara teksa ndodhej në një automjet me liderin e një milicie irakene pranë aeroportit të Bagdadit.

Uashingtoni e akuzonte atë si trurin e sulmeve të milicive terroriste ndaj trupave amerikane në rajon. Përvjetori i vdekjes së gjeneralit u përkujtua gjithashtu në Iran, si dhe nga mbështetësit e Republikës Islamike në Siri, Liban dhe Jemen.

SHKARKO APP