Hamas ka përgjuar ushtarët izraelitë me llogari femrash në…

Dhjetëra ushtarë të izraelitë janë përgjuar nga militantë të grupit Hamas. Ky zhvillim është pranuar nga vetë ushtria e shtetit hebre. Sipas raportimeve, militantët e Hamasit, të cilët përdornin llogari femrash në rrjetet sociale, u kërkonin ushtareve izraelite që të shkarkonin një aplikacion.

Ky program në smartfonë i siguronte grupit palestinez, qasje në sistemin audio të pajisjeve elektronike. Ushtria e shtetit hebre thotë se nuk ka pasur vjedhje të konsiderueshme informacioni, përpara zbulimit të skemës së përgjimit.

Hamasi, që kontrollon Gazën, dhe Izraeli e shohin njëri-tjetrin si armiq të përbetuar. Kjo ishte hera e tretë ne pak kohe, që ky grupim palestinez tenton të përgjojë telefonat e anëtarëve të forcave të armatosura të Izraelit.

SHKARKO APP