Hamasi jep përgjigje pozitive për armëpushim me Izraelin

Shkatërrim në Gaza

Grupi militant palestinez, Hamas ka njoftuar se i ka dhënë “përgjigje pozitive” ndërmjetësuesve lidhur me propozimin amerikan për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve me Izraelin.

Sipas Hamasit, mënyra e zbatimit të marrëveshjes kërkon raund të ri negociatash.

“Lëvizja është plotësisht e gatshme të hyjë menjëherë në një raund negociatash për të diskutuar mekanizmin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje,” thuhet në deklaratën e grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i administratës Trump erdhi mbi 20 muaj pas nisjes së konfliktit dhe më shumë se tre muaj pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi amerikan parasheh armëpushim 60-ditor, gjatë së cilës do të punohet për të gjetur zgjidhje të përhershme për Gazën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?