Hamasi, Ministria e shëndetësisë:10,569 njerëz janë vr*rë deri tani në Gaza
Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i njerëzve të vrarë atje është rritur në 10,569, duke përfshirë 4,324 fëmijë, që kur Izraeli filloi sulmet e tij hakmarrëse pas 7 tetorit.
Kjo është një rritje prej 241 vdekjesh në Gaza që nga shifra e publikuar dje.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka vënë në pikëpyetje më parë shifrat e ministrisë së shëndetësisë – por Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se shifrat janë të besueshme.