Hapet një tjetër vend në Europë, fitohet lufta me Covid-19
Si shumë vende të Europës, edhe austriakët do të munden të frekuentojnë stadiumet, sallat e koncerteve dhe teatrot, pa mbajtur maska kjo që pas datës 1 korrik.
Kancelari Sebastian Kurz ka premtuar një verë shumë pranë normales, por mbetet kusht testimi, vaksinimi ose nëj vërtetim për shërimin nga sëmundja. Pritet të miratohen edhe aktivitetet me më shumë se 500 pjesëmarrës.
“Të mos bëhemi mendjemëdhenj, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, veçanërisht duke patur parasysh javët e ardhshme. Numri i infektimeve vërtet mund të rritet për shkak të hapjeve, por vetëm ky fakt nuk është vendimtar. Situata në spitale është e rëndësishme për ne. Përballë përparimeve në vaksinim, megjithatë, nuk pritet që situata të përkeqësohet përsëri. Jam i lumtur që premtimi për një verë përgjithësisht normale po përmbushet”.
Vendimi ka dhënë sinjale tejet pozitive në planifikimet e turizmit të dëmtuar thellësisht në vitin që lamë pas.