Hapja e shkollave, prindërit: Fëmijët nuk janë kafshë laboratori

Në pikun e Covid-19, Danimarka kërkon të rihap shkollat dhe qendrat shëndetësore por frika për rikthimin e një vale të dytë të infektuarish, ka detyruar mijëra prindër që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

“Unë nuk do t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollë çfarëdo që të ndodhë”, shprehet Sandra Andersen, krijuesja e një grupi në Facebook të quajtur “Fëmija im nuk do të jetë një kavie laboratori” që ka më shumë se 40 mijë ndjekës.

“Mendoj se shumë prindër janë duke pyetur veten se pse fëmija e tyre duhet të dalë jashtë i pari”, tha nëna e dy vajzave 5 dhe 9 vjeçare. Masat shtrënguese nga koronavirusi në Danimarkë zgjatën për rreth një muaj dhe si pasojë e tij u infektuan 6600 persona, 330 prej të cilëve humbën jetën.

SHKARKO APP