FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harc: Ura më e madhe në botë për këmbësorë

Vizitorët e maleve në zonën e Harcit tani mund të kalojnë mbi urën më të madhe në botë, që shtrihet mbi luginën e Rappbodes. Ura ka një gjatësi mbi 450 metra. Ura me emrin “Titan-RT” me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë. Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbodes dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat. Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë. Shoqata “Harzdrenalin”, e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?