Harrojnë koronavirusin, të rinjtë në Uells festë të shfrenuar

Të rinjtë në Britaninë e Madhe kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore të Uellsit mbrëmjen e së enjtes, pasi duke filluar nga dita e sotme, lokalet nuk do të shesin më alkool. Ky vendim është marrë nga qeveria britanike në kuadër të masave anti-COVID.

Në fotot e publikuara shfaqen qindra të rinj, të cilët pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit, si dhe rregullat e pandemisë për distancim fizik.

Madje, në disa raste policia u detyrua të ndërhynte për shkak të grumbullimeve dhe festimeve që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

SHKARKO APP