FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hassan Rohani fiton mandatin e dytë, rizgjedhet president i Iranit

Hassan Rohani është rizgjedhur president i Iranit. “Unë e konfirmoj votën dhe të emëroj si president të republikës”, ka thënë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një ceremoni në Teheran, ku ishin pjesëmarrës zyrtarë iranianë dhe personalitete të vendet e jashtme.Rohani, 68-vjeçar, e ka fituar mandatin e dytë gjatë muajit maj.

Ai pritet të kryejë betimin në parlamentin iranian më 5 gusht, shkruan “rel”. Gjatë komenteve të tij Rohani ka bërë thirrje për unitet.

“Ua zgjas dorën të gjithë atyre që kërkojnë më të mirën për vendin”, ka thënë ai, duke premtuar se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të rregulluar marrëdhëniet me botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do ta pranojmë kurrë izolimin”, ka thënë Rohani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Marrëveshja bërthamore është shenjë e vullnetit të mirë të Iranit në skenën ndërkombëtare” , ka thënë ai duke i’u referuar marrëveshjes me fuqitë botërore, përmes së cilës, Iranit i duhet të zvogëlojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?