Haxhi i pazakontë në Mekë, besimtarët falen me maskë (VIDEO)
Të gëzuar e me lot në sy, pelegrinët myslimanë e kaluan ditën në malin Arafat të Arabisë Saudite, ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit. Një pelegrinazh aspak i zakontë duke ruajtur distancën e duke mbajtur gjatë të gjithë kohës maskë në fytyrë.
Me rrezikun e pandemisë, duke mos u lejuar tubimet e mëdha vetëm disa mijëra pelegrinë, sauditët u lejuan të marrin pjesë në faljen e këtyre ditëve, një detyrë që çdo mysliman i devotshëm duhet ta kryejë një herë në jetën e tij.
Rreth 2.5 milionë myslimanë zakonisht vizitojnë vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për pelegrinazh, por këtë herë festimet për një nga ditët më të shenjta në kalendarin islam u zhvilluan në kushte aspak të zakonta. Në të gjithë botën besimtarët iu bindën kushteve të reja duke u falur në këtë Kurban Bajram me maska e duke u përpjekur të ruajnë distancën sociale.