Hedhin veten në erë të rrethuar nga policia

Një celulë terroriste ka hedhur veten në erë pasi u rrethua nga forcat speciale. Banda e radikalëve u zbuluan nga shërbimet sekrete pasi po planifikonin vrasjen e oficerëve të policisë.

Policët gjurmuan katër ekstremistët në një shtëpi në fshatin Psedach në Republikën jugore të Ingushetisë së Rusisë. Operatorët e Shërbimit Federal të Sigurisë i urdhëruan ata të dorëzoheshin.

Por në vend që të kapeshin, ekstremistët filluan të qëllonin në drejtim të oficerëve, të cilët u kthyen me zjarr. Trupat speciale qëlluan me pushkë, mitralozë dhe mortaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, loja vdekjeprurëse përfundoi me hedhjen e vetes në erë në mënyrë që të mos kapeshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një video tregon se si shpërthimi i madh nga bombat e tyre vetëvrasëse ia shqeu çatinë e ndërtesës së vogël.

Askush tjetër nuk u plagos në shpërthim, pamjet e të cilit u kapën nga komiteti anti-terrorist rus.

Një burim i paidentifikuar i Shërbimit të Sigurimit Federal tha: “U është dhënë një mundësi për të qëndruar gjallë.

“Ata shpërthyen veten, duke kryer vetëvrasje – e cila është e ndaluar në Islam”.

Terroristët besohej se ishin anëtarë të grupit militant Khunzakh.

Dy prej tyre, Bekhan Soltukiev, 34 vjeç dhe Mikhail Cherbizhev, 31-vjeç, u kërkoheshin për një seri sulmesh ndaj oficerëve të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?