Helmimi i liderit të opozitës, ”helmi” ishte në një palë të brendshme
Alexei Navalny i shpëtoi një helmimi të rrezikshëm, muaj më parë edhe pse dalja mga koma dhe shërimi nuk ka qenë i lehtë. Po flasim për lideri rus të opozitës, i cili sot ka zbuluar sesi u helmua. Ai futi në kurth një agjent të inteligjencës ruse.
Konstantin Kudryavtsev, i rrëfeu liderit opozitar se agjenti nervor Novichok i ishte vendosur në një palë të brendshme. Në bisedë, Navalny paraqitet si një zyrtar i lartë duke kërkuar detaje për një raport mbi operacionin e helmimit.
Kudryavtsev i tha atij përgjigja e shpejtë e pilotit të linjës ajrore dhe ekipit të urgjencës mjekësore në Omsk, ku Navalny u kurua për herë të parë mund të kenë qenë ata që i shpëtuan jetën Navalnyt. Po ashtu, ai shtoi se ishte dërguar në Omsk për të mbledhur rrobat e Navalnyt dhe për të hequr të gjitha gjurmët e Novichok prej tyre.