Helmimi i liderit të opozitës ruse, qeveria gjermane: Në trupin e tij u gjet agjent nervor
Qeveria gjermane ka publikuar pjesë nga hetimi për helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny më herët gjatë muajit gusht.
Ato shprehen se nga testete toksikologjike të kryera në trupin e tij, u gjet një sasi e agjentit nervor “Novichok” të përdorur më parë nga sovietikët.
Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert deklaroi se këto ishin rezultatet e nxjerra nga një laborator i specializuar në Gjermani.
Ai tha se qeveria do të njëftojë partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe NATO për rezutlatet e testit.
Në anën tjetër mjekët rusë të cilët trajtuan politikanin kundërshtojnë rezultatet e laboratorit gjerman.
Navalny është një politikan dhe një ndër kritikët më të fortë të Vladimir Putin. Ai u sëmur gjatë një fluturimi drejt Moskës më 20 gusht.
Avioni bëri një ulje të detyruar për ta dërguar Navanly në një spital në Siberi ku mori dhe ndihmën e parë mjekësore.