Helmimi i spinunit, diplomatët rusë përgatiten të ikin nga Britania e Madhe

Diplomatët rusë dhe familjet e tyre po përgatiten të largohen nga Britania e Madhe pasi u dëbuan mbi helmimin e spiunit Salisbury.

Furgona dhe makina të diplomatëve po mbërrijnë në ambasadën ruse në Londër.

Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatët pasi kryeministrja Theresa May tha se Rusia ishte fajtore për helmimin e Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të martën (20 mars) qeveria britanike do të vendosë nëse do implikojë sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

May do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Moska ka mohuar të gjithë përfshirjen në këtë çështje dhe gjithashtu po përjashton 23 diplomatë britanikë  si përgjigje ndaj sanksioneve.

Sipas BBC, Ambasada Ruse tha se rreth 80 vetë, përfshirë diplomatë rusë dhe familjet e tyre, do të largohen sot nga Londra.

Ish oficeri ushtarak i inteligjencës ruse Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, janë në gjendje të rënë në spital pasi u gjetën pa ndjenja në një stol.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?