Heqja e maskave për të vaksinuarit në SHBA, Biden: Ditë historike

Personat që janë vaksinuar plotësisht, do të mund të marrin frymë lirshëm në Shtetet e Bashkuara. Për ta, maska nuk do të jetë më e detyrueshme as jashtë e as në ambiente të mbyllura.

“Çdokush që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara jashtë ose ambiente të mbyllura, të vogla apo të mëdha pa mbajtur maskën apo distancimin social, Nëse je i vaksinuar mund të bësh gjërat që ke bërë para pandemisë”, thotë shefja e qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve Rochelle Walensky.

Megjithatë ekspertët vijojnë të rekomandojnë mbajtjen e maskës në ambientet shumë të populluara të tilla si autobusët, avionët dhe spitalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas vendimit, Joe Biden bëri daljen e tij të parë publike, pa maskë, dhe e cilësoi këtë si një ditë të madhe për Amerikën. “Mendoj se është një arritje historike, një ditë e madhe. U bë e mundur falë suksesit të jashtëzakonshëm që kemi shënuar në vaksinimin e kaq shumë amerikaneve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Administrata Biden është përballur me presion të vazhdueshëm për të lehtësuar kufizimet për personat e vaksinuar me të dyja dozat. Vendimi vjen, pas autorizimit të vaksinës së Pfizer për personat nga 12 deri në 15 vjeç. 35 përqind e amerikanëve janë të imunizuar plotësisht, me infektimet dhe vdekjet që janë rënë në pikën më të ulët që prej prillit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?