Hera e parë këtë shekull, Putin: Mund të testojmë armën e re bërthamore
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë me dije me anë të një reagimi për mediat se Rusia po zhvillonte armë të reja strategjike dhe nuk do të ishte problem për Moskën nëse Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zgjasnin kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në një traktat për armët bërthamore që skadon vitin e ardhshëm.
Megjithatë, ai tha se do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të mbetej asgjë nga kuadri i kontrollit të armëve midis dy vendeve, të cilat kanë deri tani arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.
Duke folur me gazetarët në një samit në Taxhikistan, Putin tha se një garë armësh ishte tashmë në zhvillim e sipër.
Rusia ka thënë se është e gatshme të zgjasë vullnetarisht kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në traktatin e ri START, i cili skadon në shkurt, nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Uashingtoni ende nuk e ka pranuar zyrtarisht propozimin.
KOHA JONË SONDAZH

