Heronjtë e luftës ndaj Covid-19 ”pushtojnë” kullën Eiffel (VIDEO)
Në Francë, heronjtë e Covid-19 nuk janë vetëm bluzat e bardha. Parisi nuk harron kontributin e atyre që siguruan vazhdimësinë e jetës gjatë dy muajve izolim. Portretet e punonjësve në vijën e parë të betejës me Covid-19 u shfaqën në një monitor gjigant të vendosur në kullën Eifel gjatë së dielës. Imazhet shoqëroheshin nga një baner ku lexohej “Falenderojmë Zotin që ishit këtu”. Mes atyre që u shfaqën në ekran ishin punonjës të shëndetësisë, mësues, shitës, staf i shërbimit të shpërndarjes dhe punonjës të bashkisë.