Hetimet e FBI për Rusinë, Trump: Gjueti shtrigash

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë dëshmoi sot përpara Komisionit të Ligjeve të Senatit rreth raportit të tij që nuk gjeti evidencë për anshmëri politike në fillimin e hetimeve nga FBI-ja për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Michael Horoëitz publikoi raportin e tij të hënën. Konkluzionet e tij hedhin poshtë pretendimin e përsëritur të Presidentit Donald Trump se hetimi i FBI-së ishte një gjueti shtrigash që synonte zhbërjen e presidencës së tij.

Presidenti Trump megjithatë u shpreh se raporti konfirmon se pati një “përpjekje për të rrëzuar” qeverinë, në një formë shumë më të keqe nga ç’e kishte menduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti kritikoi të martën Drejtorin e FBI-së Christopher Wray, i cili tha në një intervistë për kanalin ABC Neës se hetimi “u çel me parapërgatitjen dhe autorizimin e duhur”. Zoti Ëray gjithashtu vuri në dukje se Inspektori i Përgjithshëm Horoëitz konstatoi se FBI-ja bëri disa gabime gjatë hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk di se çfarë raporti ka qenë duke lexuar Drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, por jam i sigurtë se nuk është raporti që kam marrë unë”, shkruajti Presidenti Trump në Tëitter. “Me këtë lloj sjelljeje, ai nuk do t’ia arrijë kurrë ta ndreqë FBI-në, e cila është goditur keqazi, megjithëse aty punojnë disa prej burrave dhe grave më të shkëlqyera”.

Gjatë një interviste të transmetuar të martën me korrespondentin e NBC Neës, Peter Williams, Prokurori i Përgjithshëm William Barr përsëriti mendimin e tij se FBI-ja mund të ketë vepruar “me qëllim të keq” kur zhvilloi hetime nëse fushata Trump pati bashkëpunuar fshehtazi me Rusinë.

“Mendoj se vendi ynë u kthye me kokë poshtë për tre vite, bazuar në një version krejtësisht të rremë, i cili u fry dhe u nxit nga një shtyp krejtësisht i papërgjegjshëm”, tha zoti Barr. “Mendoj se pati abuzime të mëdha… dhe një sjellje të pashpjegueshme që nuk tolerohet në FBI”.

Komentet e Prokurorit të Përgjithshëm duket se do ta nxisin më tej debatin rreth pyetjes nëse ai vërtet po vepron në mirëbesim, apo si një mbështetës i Presidentit Trump.

Zoti Horoëitz shprehet në raportin e tij se FBI-ja ishte e justifikuar në çeljen e hetimit në vitin 2016 për lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të fushatës elektorale Trump dhe Rusisë. Raporti konkludon se zyrtarët patën evidencë të mjaftueshme për të autorizuar një hetim./Voa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?