Hetimet e OBSH-së në Kinë për Covid-19, diçka po mbahet sekret

Bota është e zhgënjyer me ”hetimet” e OBSH-së në qytezën Wuhan në Kinë, për origjinën e Covid-19. Një delegacion ndërkombëtar udhëtoi në këtë qytet muajin e kaluar, si pjesë e përpjekjeve për të kuptuar sesi filloi shpërthimi i virusit vdekjeprurës. Dominic Dwyer, një ekspert australian i cili ishte pjesë e ekipit, tha se ata kishin kërkuar të dhëna të papërpunuara të pacientëve, por u ishte dhënë vetëm një përmbledhje.

Sipas tij, shpërndarja e të dhënave të papërpunuara anonime është “praktikë standarde” për një hetim të shpërthimit. Ai tha se të dhënat e papërpunuara ishin veçanërisht të rëndësishme në përpjekjet për të kuptuar Covid-19. Kina ka kërkuar të hedhë dyshime nëse pandemia e ka origjinën në Kinë, duke thënë se një burim mund të jetë ushqimi i ngrirë i importuar.

Misioni i udhëhequr nga OBSH-ja në Kinë, deklaroi se nuk po shqyrtonte më tej çështjen nëse virusi u përhap pas një incidenti në një laborator, por më pas, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha “Disa pyetje janë ngritur nëse disa hipoteza janë hedhur poshtë. Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme”.

SHKARKO APP