Hetimi i ndërhyrjes ruse, demokratët kërkojnë shkarkimin e Kreut të Zbulimit
Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer kërkon dorëheqjen e kreut republikan të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Devin Nunes, me pretendimin se ka kryer veprime që minojnë hetimin mbi mundësinë e bashkëpunimit mes drejtuesve të fushatës së Donald Trumpit dhe Rusisë.
Demokrati më i lartë në Komisionin e Zbulimit deklaroi dy ditë më parë se, dokumentit sekret i janë bërë ndryshime përpara se ai të dërgohej në Shtëpinë e Bardhë, duke mos paraqitur kështu versionin e treguar ligjvënësve.
Memoja kritikon Byronë Federale të Hetimit për qëndrime të njëanshme ndaj Trumpit dhe mund të ketë pasoja në verifikimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Demokratët më të fuqishëm në të dyja dhomat e Kongresit thonë se republikanët kanë vendosur të mbjellin disa teori konspiracioni dhe të sulmojnë integritetin e besueshmërinë e zbatimit të ligjit federal, me qëllimin të mbrojnë presidentin dhe të minojnë punën e prokurorit të posaçëm Robert Mueller.
KOHA JONË SONDAZH

