Hezbollah shënjestron bazën ushtarake izraelite, kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror në Bejrut

Hezbollahu tha se hodhi raketa në një bazë ushtarake izraelite të dielën, kjo pas një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 37 njerëz, duke përfshirë dy nga udhëheqësit e lartë të grupit militant.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ndonjë nga raketat goditi objektivin e tyre.

Hezbollah tha se i kishte lëshuar raketat në përgjigje të sulmeve të përsëritura izraelite që synonin rajone të ndryshme libaneze dhe çuan në rënien e shumë martirëve civilë.

Megjithatë, shërbimet mjekësore emergjente të Izraelit raportuan se një burrë u plagos lehtë nga një raketë e kapur në një fshat.

Ushtria izraelite nga ana tjetër tha se kishte monitoruar lëshimin e “rreth dhjetë raketave” nga Libani, shumica e të cilave ata thonë se ishin kapur.

Hezbollahu është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit për një valë shpërthimesh nga distanca që goditën të martën dhe të mërkurën pajisjet që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut.

SHKARKO APP