Hija e gruas që po frikëson Donald Trump në garën për President
Në SHBA po shfaqet “hija” e Michelle Obamës dhe Donald Trump është i shqetësuar. Nëse ish-Zonja e Parë që paraqitet mirë në sondazhe, vendos në minutën e fundit të zbresë në arenën politike në vend të Joe Biden, skenari për “Shtëpinë e pushtetit” mund të ndryshojë në mënyrë drastike në favor të demokratëve.
Edhe pse është i sigurt se ka në xhep nominimin e partisë së vjetër, Trump është i irrituar, e ndoshta edhe i shqetësuar, nga rivalja e tij Nikki Haley, e cila e galvanizuar nga suksesi mes votuesve të moderuar dhe nga rezultati që ka tejkaluar pritshmëritë, jo vetëm nuk donte të tërhiqej nga gara, por dëshiron të përfitojë nga avantazhi i të luajturit në shtëpi në votimin e radhës, më 24 shkurt në Karolinën e Jugut.
Nëse Michelle do të vendosë të futet në betejën zgjedhore, loja do të bëhej shumë më e vështirë për Donald Trump, sepse të gjitha kundërshtimet e tij për moshën e Biden dhe pretendimin “papërshtatshmëri” për një mandat të dytë do të binin poshtë.
Obama për shkak të karizmës së saj, konsiderohet nga shumë si një kundërshtare e frikshme, e aftë për të mposhtur të gjithë fushatën e Trumpit. Ish-presidenti nuk gëzon popullaritet të mirë për shkak të tonit të tij, i cili shpesh kritikohet edhe nga vetë republikanët.