“Hija e mafias” tek zgjedhjet e 4 marsit në Itali

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet politike të 4 marsit në Itali e Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando, kryetarja e Komisioni Parlamentar Antimafia Rosy Bindi, kreu i konferencës episkopale italiane Nunzio Galantino lëshojnë alarmin se mafiet italiane po ndikojnë në fushatën zgjedhore e mund të kushtëzojnë votën e italianëve.

“Ekziston një rrezik konkret që mafiet italiane mund të kushtëzojnë votën e lirë të italianëve” ka deklaruar Ministri i Brendshëm Marco Minniti përgjatë prezantimit pak ditë më parë të raportit vjetor të Komisionit Antimafia.

“Temat e antimafias janë lënë jashtë kësaj fushate elektorale nga të gjitha forcat poltike. Rreziku i ndikimit të votës nga mafia është real” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njëjti alarm vjen dhe nga Ministri i Drjetësisë, Andrea Orlando, i cili shprehet i preokupuar për boshllëkun që ka në programet elektorale të të gjitha forcave politike tema e luftës kundër mafias.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tema e sigurisë dhe rendit publik është ekskluzivisht i reduktuar në temat e mikrokriminalitetit” është shprehur ai.

“Është një gabim i rëndë i kësaj fushate zgjedhore, një boshllëk që forcat politike nuk duan ta mbushin.”

“Duket sikur i vetmi problem i sigurisë në vend janë emigrantët. Është një heshtje shurdhuese ndaj mafias”, shprehet gjithashtu dhe kreu i Konfrencës Episkopale italiane Imzot Nunzio Galantino.

Po si po ndikon mafia italiane në fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 4 marsit?

Akuza të forta e të drejtpërdrejta vijnë nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Antimafia Rosy Bindi.

“Nuk qe i pranishëm asnjë lider i partive politike apo eksponent i lartë i forcave politike në prezantimin e Raportit Antimafia dhe mospjesëmarrrja është dhurata e parë që i bëjmë mafias”, tha ajo.

“Më vjen dyshimi se dikush mendon se të shqetësojmë mafian mund të ketë pasoja elektorale” ka deklaruar kreu i Komisionit të Antimafias Bindi.

“Atëherë lind pyetja se jemi të gatshëm të pranojmë qoftë vetëm me heshtje duke mos bërë pakte që të kemi në votime dhe preferencat e organizatave mafioze?”

“Partitë politike nuk duhet të nënvlerësojnë praninë e mafias, e luftën ndaj saj. Duam që kjo temë të dëgjohet më shumë në këtë fushatë elektroale.”

Lufta kundër mafuas është hequr nga kjo fushatë elektorale për të mos shqetësuar klanet e grupimet mafioze.

Votat e mafias kalabareze Ndraghetas, mafias napoletane Camorra, mafias siçiliane Cosa Nostra, mafias puglieze “Sacra Corona Unita” janë komode për partitë.

“Por kemi kohë dhe pak ditë nga mbyllja e fushatës që partitë politike të korrigjojnë gabimin”, është shprehur Ministri i Brendshëm Andrea Orlando.

Sipas Raportit të sapo prezantuar të Komisionit të Antimafias, prej vitit 1991 deri më sot, janë 229 komuna italiane të shpërbëra nga drejtimi lokal për shkak të influencës së grupimeve mafioze në qeverisjen vendore.

Shumica e tyre ndodhen në rajonin e Kalabrisë dhe në Kampanja e dy rastet e fundit janë regjisruar në komunën e Ostias në Romë e në Lamezia Terme në Kalabri.

Janë aktualisht të shumta proceset gjyqësore të hapura në Itali ndaj politikës e administratave lokale të akuzuar për korrupsion dhe lidhje me organizimet mafioze që përfitojnë nga investimet, tenderat dhe evente publike për të rritur biznesin e tyre dhe shtrirjen në territor.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?