Hillary Clinton shkruan romanin e parë

“State of terror” është romani i parë i ish-sekretares amerikane të  Shtetit, Hillary Clinton.

Libri është shkruar në partneritet me autoren kanadeze, Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

Romani eksploron një botë “të diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”, tha Clinton.

Protagonistja e romanit “është bashkuar me administratën e rivalit të saj, një president i inauguruar pas katër vjet udhëheqje amerikane që u tkurr nga skena botërore”.

Ngjarjet fokusohen në një seri sulmesh terroriste që sjellin çrregullim në rendin global dhe sekretarja ka për detyrë të mbledhë një ekip për të “zbërthyer komplotin vdekjeprurës”.

Autorja Penny tha se ka qenë “një përvojë e pabesueshme hyrja brenda Departamentit të Shtetit, brenda Shtëpisë së Bardhë dhe brenda mendjes së sekretares së Shtetit, derisa shpërthejnë kriza me rreziqe të mëdha”.

Clinton, e cila ka qenë edhe kandidate për presidente dhe Zonjë e Parë, është autore e disa botimeve.

Ajo shërbeu si sekretare e shtetit nën administratën e Obamës për katër vjet nga 2009 në 2013, para se të humbte kundër Donald Trump në garën presidenciale 2016.

“What happened”, libri i saj i fundit i publikuar në vitin 2017, shpjegon se përse ka dështuar të bëhet presidente. Brenda një jave në SHBA janë shitur 300,000 kopje të tij.

SHKARKO APP