Histori e trishtë në Pakistan, 12-vjeçarja vritet për shkak të “nderit”

Një vajzë 12-vjeçare në Pakistan u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë.

Zyrtari lokal në qarkun Khiber, Niaz Muhammad, tha se vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë.

Muhammad tha se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila ka premtuar se ajo nuk do të dëmtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, zyrtari tha se vajza është vrarë “për shkak të nderit, me gjasë më 27 qershor, nga familja e saj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje.

Muhammad tha se vrasësit e dyshuar, në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij, janë arrestuar.

Të ashtuquajturat vrasje për nder raportohen çdo vit në Pakistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?