Histori të rralla mbijetese nga rrënojat që kanë lënë tërmetet, dhe në veçanti forca e njeriut
Tragjedia e madhe që ka përfshirë Turqinë dhe Sirinë nga tërmtet shkatërruese, po tregojnë se forca e njeriut është e madhe. Në ditën e nëntë të tërmetit dhe pas 198 orësh një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras.
Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarin e quajtur Baki Yenina Abdulbaki, të cilët shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan me barelë në ambulancë, ndërsa ekipet e shpëtimit përjetuan një gëzim të madh.
Këto histori të rralla mbijetese, tregojnë edhe njëherë tjetër për forcën e njeriut, që në këto raste po del të jetë e fortë dhe jashtë të i pamagjinueshmes.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37.000 nga të cilët 31.643 persona janë në Turqi dhe më shumë se 5814 njerëz janë në Siri.